• e martë, 15 tetor 2024

Filloi takimi i Procesit të Berlinit

Filloi takimi i Procesit të Berlinit

Berlin, 14 tetor 2024 (MIA) - Në Berlin sot filloi takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në samitin erdhën kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i Serbisë Milosh Vuçeviq, i Malit të Zi, Milojko Spajiq , i Kroacisë Andrej Plenkoviq, i Shqipërisë Edi Rama, i Kosovës Albin Kurti, i Hungarisë Viktor Orban, kryetarja e Këshillit të Ministrave të BeH-së, Borjana Krishto, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen. Nikoqir është kancelari gjerman Olaf Sholc.

Procesi i Berlinit ka filluar në vitin 2014, me nismë të kancelarë së atëhershme gjermane, Angela Merkel, si një format për bashkëpunim rajonal dhe mbështetje për afrimin e rajonit me BE-në.

Kancelari Sholc do të bisedojë me pjesëmarrësit në dy takime pune, si dhe në një drekë pune, ndërsa temat do të jenë "Bashkëpunimi rajonal dhe një treg i vetëm rajonal", "Agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor, lidhja dhe energjia", si dhe plane të ardhshme të Procesit të Berlinit. 

Shtesë, gjashtë partnerë nga Ballkani Perëndimor do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për Planin e ri të Veprimit për një treg të vetëm rajonal, si dhe një marrëveshje lëvizshmërie "Qasje në studime".

Në fund të samitit është parashikuar konferencë e përbashkët për shtyp e kancelarit Sholc dhe kryetares së Komisionit Evropian. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR