• e shtunë, 23 nëntor 2024

Djalit të princeshës së Norvegjisë i është caktuar paraburgim njëjavor hetimor

Djalit të princeshës së Norvegjisë i është caktuar paraburgim njëjavor hetimor

Isllo, 21 nëntor 2024 (MIA) - Djalit të princeshsës norvegjeze Mete-Marit, Marius Borg Hojbi, i është caktuar masë arresti njëjavore nën akuzën për përdhunim.

Të hënën policia e ka arrestuar Hojbin (27), i cili është djali i princeshës norvegjeze dhe thjeshtri i trashëguesit të fronit Hakon, nën akuzën se ka pasur marrëdhënie seksuale "me dikë që ka qenë pa vetëdije ose për shkaqe tjera nuk ka mundur ta kundërshtojë këtë akt".

Avokati i Hojbit, Ejdvin Bratlien tha se klienti i tij është i pafajshëm dhe se e kundërshton arrestin parandalues.

Gjykata ka vendosur që seanca të mbahet prapa dyerve të mbyllura.

Hetimi policor vijon, ndërsa data e gjykimi nuk është caktuar ende. mb/

Foto: Yahoo

QËNDRONI TË LIDHUR