Disa rrugë do të mbyllen për komunikacion për shkak të provës së përgjithshme për Samitin e OSBE-së
- ) - Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se sot nga ora 09:00 deri në ora 12:00, për shkak të mbajtjes së provës së përgjithshme në lidhje me organizimin e Këshillit të 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të vitit 2023 në QSR "Boris Trajkovski" i cili do të mbahet nga data 29.11.2023 në Shkup, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut.
- Post By Fitore Curri
- 07:47, 28 nëntor, 2023
Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se sot nga ora 09:00 deri në ora 12:00, për shkak të mbajtjes së provës së përgjithshme në lidhje me organizimin e Këshillit të 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të vitit 2023 në QSR "Boris Trajkovski" i cili do të mbahet nga data 29.11.2023 në Shkup, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se për trafik do të jenë të mbyllura bulevardi "Ilinden" nga udhëkryqi me buleveradin "Shën Klimenti i Ohrit" deri në udhëkryqin me rrugën "Lublanska" dhe bulevardi "8 Shtatori" nga udhëkryqi me rrugën "Skupi" deri në udhëkryqin me bulevardin “Aradhat Partizane”.
Për shkak të provës së përgjithshme dhe mbylljes së disa rrugëve, në periudhën prej orës 9 deri në orën 12 itinerar të ndryshuar të qarkullimit do të kenë edhe autobusët me numër 7, 8, 15, 15А, 18, 19, 21А, 26, 29, 59, dhe 118.
Linjat 8 dhe 15A - nga ura "Goce Dellçev" në vend se nëpër bulevardin "Ilinden", do të vazhdojnë nëpër bulevardin "Aradhat partizane". Regjimi i cekur do të vlejë në të dy kahjet e lëvizjes.
Linjat 7, 15, 19, 26, 29 dhe 59 - në vend se në terminalet e fundit në Karposh 3 dhe Karposh 4, do të vazhdojnë nëpër bulevardin "Aradhat partizane", pastaj djathtë nëpër rrugën "Nikolla Parapunov" (televizioni i vjetër) ku nuk presin, por menjëherë do të vazhdojnë në të djathtë nëpër bulevardin "Ilinden", më pas nëpër rrugën "Ljubljanska", e më pas me kthesë në të majtë do të vazhdojnë nëpër bulevardin "Aradhat partizane".
Linjat 18, 21A dhe 118 - nga bulevardi "Kërste Petkov Misirkov" do të vazhdojnë drejtë në drejtim të Bit Pazarit, më pas nëpër bulevardin "Nikolla Karev" (Rruga e plastikave) dhe prej "Momin potok" do të vazhdojnë nëpër trasetë e tyre të rregullta drejt stacioneve të fundit. Regjimi i cekur do të vlejë në të dy kahjet e lëvizjes. fc/
Fotografia: MIA