• e enjte, 26 mars 2026

Këshilli Gjyqësor e propozon Meri Dika Georgievskën gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli Gjyqësor e propozon Meri Dika Georgievskën gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese

Shkup, 25 mars 2026 (MIA) – Këshilli Gjyqësor e propozon Meri Dika Georgievskën, gjykatëse në Gjykatën e Apelit, gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese. Në mbledhjen e sotme 10 anëtarë të Këshillit Gjyqësor votuan “për”, një ishte kundër, ndërsa gjykatësja Antoaneta Dimovska përjashtohet nga pika e rendit të ditës. 

Gjykatësit anëtarë të Këshillit Gjyqësor, të cilët mbështetën kandidaturën e Dika-Georgievskës, theksuan se ajo i plotëson të gjitha kërkesat për gjykatëse kushtetuese, se është profesioniste që ka njohuri për gjykatat, nga shkalla e parë deri te gjykatat më të larta, ka integritet personal dhe profesional, shumë vite përvojë, si dhe ka kontribuar në zhvillimin e mendimit profesional dhe teorik dhe të sistemit juridik.

E vetmja që votoi kundër propozimit për të nominuar Dika-Georgievskën si gjykatëse kushtetuese ishte Suzana Joshevska-Anastasovska, e cila theksoi se është e pamohueshme që Meri Dika posedon përvojë të konsiderueshme dhe të gjatë në gjyqësorin e rregullt, përfshirë në pozicione drejtuese, si kryetare gjykate ashtu edhe pjesëmarrje në organ që luajti rol kyç në Këshillin Gjyqësor, por se materialet e paraqitura nuk ofrojnë konfirmim mjaftueshëm të qartë, të pakundërshtueshëm dhe konkret të kontributit të saj në zhvillimin e mendimit profesional dhe teorik dhe sistemit juridik.

 Sipas Kushtetutës, dy gjakatës të Gjykatës Kushtetuese propozohen nga presidenti i Republikës. Këshilli Gjyqësor i Republikës propozon dy gjykatës të Gjykatës Kushtetuese nga radhët e gjykatëse. Sipas dispozitës kushtetuese të Amendamentit XV të Kushtetutës, Kuvendi zgjedh tre gjakatës me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i përfaqësuesve, ku duhet të ketë shumicë votash nga numri i përgjithshëm i përfaqësuesve që u përkasin bashkësive që nuk janë shumicë në shtet. fc/

Foto: Gjykata Supreme/Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR