• e enjte, 26 mars 2026

Të akuzuarit për keqpërdorim me mjete nga IPARD-programi u ulën në bankën e të akuzuarve, gjykimi vazhdon më 30 prill

Të akuzuarit për keqpërdorim me mjete nga IPARD-programi u ulën në bankën e të akuzuarve, gjykimi vazhdon më 30 prill

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Ish-drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim  rural, Ilija Stoilev, i cili së bashku me edhe disa persona fizikë, mes të cilëve edhe të punësuar në DAP dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe edhe një person juridik, dyshohen për më shumë vepra penale të lidhura me keqpërdorime financiare dhe marrje të rryshfetit lidhur me shfrytëzimin e mjeteve përmes IPARD-Programit evropian, u ulën në bankën e të akuzuarve në Gjykatën themelore penale Shkup.

Gjykimi, siç u dakordua në seancën e sotme përgatitëse, vazhdon më 30 prill, që një pjesë e mbrojtjes të të akuzuarve të bëjë ekspertizë të provave, të cilat, siç reaguan, nuk u janë dorëzuar, ndërsa një pjesë tjetër nuk kanë qenë në formë elektronike.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja publike, Natasha Pop Trajanova.

Aktakuza, e ngritur nga Prokuroria themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, u pranua plotësisht nga gjykata në shkurt të këtij viti dhe ka të bëjë me pesë individë për vepra të ndryshme penale, dhe atë: dhënie ryshfeti, dhënie shpërblimi për ndikim të paligjshëm, marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm dhe marrje ryshfeti, në përbërje të të cilit është edhe një aktakuzë kundër katër individëve të tjerë dhe një personi juridik, e që lidhen me keqpërdorim financiar dhe marrje ryshfeti në lidhje me përdorimin e mjeteve përmes IPARD-Programit evropian.

Një pjesë e mjeteve financiare që u dhanë si ryshfet, siç informuan nga Prokuroria dhe MPB, me vlerë prej 400 eurove, u gjet dhe u sekuestrua gjatë bastisjes.

Drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Ilija Stoilev (në paraburgim) dhe Xhevdet Nasufi (në paraburgim shtëpiak), si udhëheqës i personit juridik, i cili edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet pas premtimit të marrë për dhuratë prej 50.000 eurove, ka nënshkruar marrëveshje për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga IPARD Programi për masën 3, si dhe tre eprsona tjerë, mes të cilëve edhe të punësuar në DAP dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, të cilët kanë qenë ndërmjetësues gjatë dhëniues së rryshfetit, janë arrestuar në nëntoit të vitit të kaluar.

I dyshuari i parë Xh.N. (77) ngarkohet se ka kryer vepër penale "Dhënie të rryshfetit" dhe vepër penale "Shënie të shpërblimit për ndikim kundërligjor", ndërsa tre personat A.F. (44), J.K. (35) dhe I.S. (57) si ndëmjetësues kanë kryer vepër penale "marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor", ndërsa F.F. (47) ka kryer vepër të vazhduar penale "marrje të rryshfetit". bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR