• e premte, 05 korrik 2024

Deri ora 17 në Strugë dalja është 29 për qind, në Vevçani 56 për qind

Deri ora 17 në Strugë dalja është 29 për qind, në Vevçani 56 për qind

Strugë, 24 prill 2024 (MIA) - Njëzet e nëntë për qind nga 60.894 votues të regjistruar në komunën e Strugës deri ora 17 e kanë realizuar të drejtën e tyre votuese në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Dalja deri ora 17 në komunën Vevçani është 56 për qind nga 2.072 votues të evidentuar në listën zgjedhore.

Kryetarët e komisioneve komunale zgjedhore Minir Zhuta dhe Menka Kukoska informojnë se votimi po zhvillohet qetë pa kurrfarë shkelje të procesit zgjedhor.

Në komunën e Strugës votohet në 101 vendvotime, ndërsa në Vevçani qytetarët të drejtën e tyre votuese mund ta realizojnë në tre vendvotime. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR