• e premte, 25 tetor 2024

Delegacioni i Hamasit ka arritur në Egjipt për vazhdimin e negociatave për armëpushim në Gaza

Delegacioni i Hamasit ka arritur në Egjipt për vazhdimin e negociatave për armëpushim në Gaza

Kajro, 25 tetor 2024 (MIKA) - Delegacioni i sigurisë së Egjiptit është takuar me përfaqësues të Hamasit në Kajro, si pjesë e përpjekjeve për vazhdimin e negociatave për armëpushim në Gaza, njoftoi sot televizioni shtetëror egjiptian, duke iu referuar burimeve anonime.

Egjipti dhe Katari kanë ndërmjetësuar mes Izraelit dhe Hamasit në bisedimet disavjeçare që kanë dështuar në gusht ma marrëveshje për armëpushim që filloi kur grupi militant palestinez e sulmoi pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar.

Televizioni Al Aksa i menaxhuar nga Hamasi të enjtenbëri të ditur se delegacioni i Hamasit, i kryesuar nga kryenegociatori dhe zëvendës-shefi i Gazës, Kalil Al-Haja, kanë  mbërritur në Kajro në takim me shefin e agjencisë së inteligjencës, Hasan Mahmud Rashad.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu të enjten deklaroi se e përshëndet gatishmërinë e Egjiptit që t'i ripërtërijë bisedimet për lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës.

Paraprakisht ditën e njejtë, diplomatët më të lartë të Katarit dhe Uashingtonit deklaruan se negociatorët amerikanë dhe izralitë do të takohen në Doha në ditët në vijim që të përpiqen t'i ripërtërijnë bisedimet për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve në Gaza. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR