• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sezon rekord turistik, Shqipërinë për nëntë muaj e kanë vizituar mbi 9,6 milionë turistë

Sezon rekord turistik, Shqipërinë për nëntë muaj e kanë vizituar mbi 9,6 milionë turistë

Tiranë, 25 tetor 2024 (MIA) - Instituti për statistikë, INSTAT sot publikoi se në periudhën janar-shtator këtë vit Shqipërinë e kanë vizituar 9.680.030 turistë të huaj ose 16,7 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ai numër ishte 8.294.600 turistë.

"Qëllimi i hyrjes në territorin e Shqipërisë i shtetasve të huaj, në mbi 90 për qind është për shkak të pushimit dhe vizitës së familjeve. Në periudhën gjatë 9 mujorit është shënuar rritje e ndjeshme e hyrjes së shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale", qëndron në raport.

Mbi 9.2 milionë shtetas të huaj të cilët vizituan vendin ishin nga Evropa, rreth 260 mijë qytetarë amerikanë dhe mbi 77 mijë nga Azia Lindore dhe Paqësori.

"Në ndërkohë, shifrat tregojnë trendin drejt turizmit gjatë gjithë vitit. Vetëm në muajin shtator numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë është 1.146.090. Ky numër është më i lartë me 3,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023", bën të ditur INSTAT.

Vitin e kaluar Shqipërinë e vizituan mbi 10 milionë turistë që ka qenë 2.5 milionë më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Me të drejtë pritet që ky vit kalendarik të shënohet si viti i artë i turizmit në Shqipëri. rq/

Foto: Ministria e Turizmit të Shqipërisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR