• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Blinken bëri thirrje në zgjidhje urgjente diplomatike për konfliktin në Liban

Blinken bëri thirrje në zgjidhje urgjente diplomatike për konfliktin në Liban

Londër, 25 tetor 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken bëri thirrje për zgjidhje urgjente diplomatike për konfliktin në Liban mes Izraelit dhe grupaiconit proiranian Hezbollah, si dhe për mbrojtje të civilëve nga forcat ushtarake.

"Ekzistojnë nevoja urgjente për zgjidhje diplomatike (të konfliktit) në Liban dhe zbatimin e plotë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të KB-së, për garanci të vërtetë të sigurisë së kufirit mes Izraelit dhe Libanit", deklaroi Blinken.

Shefi i diplomacisë amerikane është në Britaninë e Madhe në takim me liderët arabë pas turneut diplomatik në Lindjen e Mesme paraprakisht këtë javë, që është vizita e tij e parë në rajon pasi që Izraeli e ka vrarë liderin palestinez të Hezbollahut, Jahja Sinvar, siç thuhet, organizatorin e sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023, gjë që shkaktoi konflikt që përfshiu tërë Lindjen e Mesme.

Uashingtoni shpreson se vrasja e Sinvarit do ta përshpejtojë kërkimin e zgjidhjes për armëpushim në rajon. bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR