• e diel, 27 tetor 2024

Paqeruajtësit e KB-së përsëri sulmohen nga forcat izraelite në Liban, kumtoi Organizata Botërore

Paqeruajtësit e KB-së përsëri sulmohen nga forcat izraelite në Liban, kumtoi Organizata Botërore

Bejrut, 25 tetor, 2024 (MIA) - Misioni paqeruajtës i KB-së në Libanin jugor kumtoi se një nga objektet e tij u sulmua përsëri nga ushtria izraelite, njoftoi DPA.

Paqeruajtësit të cilët kanë qenë në detyrë në qytetin Deira vëzhguan ushtarët izraelitë të cilët pasi panë se po vëzhgoheshin, hapën zjarr. Në një tjetër incident të mërkurën, ekipet mjekësore u sulmuan gjatë transferimit të një pacienti.

UNIFIL theksoi se situata në rajon po përshkallëzohet, por se misioni vazhdon me detyrën e tij.

"Vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të garantojnë sigurinë e personelit të KB-së", thuhet në deklaratë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR