• e martë, 15 tetor 2024

Borell bën thirrje për ndihmë më të madhe për Ukrainën dhe armëpushim në Lindjen e Afërt

Borell bën thirrje për ndihmë më të madhe për Ukrainën dhe armëpushim në Lindjen e Afërt

Luksemburg, 14 tetor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Zhozep Borell, ka bërë thirrje sot për ndihmë shtesë për Ukrainën dhe armëpushim të menjëhershëm në Lindjen e Afërt, para takimit të sotëm të ministrave evropianë të Punëve të Jashtme në Luksemburg. 

"Në Ukrainë dhe në Lindjen e Afërt situata po përkeqësohet", deklaroi ai.

Sipas tij, pala ukrainase ka nevojë për mjete shtesë për mbrojtjen ajrore. Zyrtari i lartë shprehu shpresën se ministrat do të arrijnë një marrëveshje për ndarjen e shumave të reja nga buxheti i ndihmës ushtarake për forcat e Kievit. Borel theksoi se eksporti i grurit ukrainas përmes Detit të Zi është vështirësuar sërish për shkak të granatimeve ruse të disa prej anijeve tregtare.

"Shpresoj se do të marrim vendime për rritjen e ndihmës.Ne përsëri bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në të gjithë rajonin", tha Borell në lidhje me situatën në Lindjen e Afërt.

Ai deklaroi se bombardimi i personelit të OKB-së në terren ishte i papranueshëm. Borell këmbënguli të ndalen akuzat kundër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres nga pala izraelite.

Ai saktësoi se ministrat evropianë do të diskutojnë për propozimin për vendosjen e sanksioneve, përfshirë edhe kundër dy ministrave izraelitë. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR