Bisedë telefonike Ostin - Bellousov
- - Ministri i Mbrojtjes së SHBA-së, Llojd Ostin, kishte bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Andrej Bellousov, me çka u bisedua për rëndësisnë e ruajtjes së linjave të hapura për komunikim, deklaruan mbrëmë nga Pentagoni.
- Post By Fitore Curri
- 07:40, 26 qershor, 2024
Uashington, 26 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes së SHBA-së, Llojd Ostin, kishte bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Andrej Bellousov, me çka u bisedua për rëndësisnë e ruajtjes së linjave të hapura për komunikim, deklaruan mbrëmë nga Pentagoni.
Sipas gjeneral - major Patrik Rajder, zëdhënës i Pentagonit, nismëtar i bisedës ishte ministri i Mbrojtjes Llojd Ostin.
"Kjo ishte biseda e parë mes shefit të Pentagonit dhe homologut të tij rus nga marsi i vitit 2023", theksoi Rajder në brifingun me gazetarët.
Nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaruan se Bellousov e ka paralajmëruar Ostinin për rreziqet nga vazhdimi i dërgesave të armës amerikane në Ukrainë në konfliktin e saj me Rusinë, i cili zgjat tashmë 28 muaj.
Gjatë fundjavës së kaluar Moska përsëri e akuzoi SHBA-në se Uashingtoni kinse është përgjegjës për sulmin ukrainas në Gadishullin Krime të aneksuar nga Rusia me pesë raketa amerikane, me çka humbën jetën katër persona. fc/