• e premte, 27 shtator 2024

Libani pretendon se Izraeli vazhdon me sulme në jug dhe lindje të vendit

Libani pretendon se Izraeli vazhdon me sulme në jug dhe lindje të vendit

Bejrut, 26 shtator 2024 (MIA) - Armata e Izraelit vazhdon me sulme ajrore në Liban, kumtuan sot burimet lokale të Libanit, transmeton DPA.

Agjencia shtetërore NNA njoftoi se Izraeli e ka bombarduar ndërtesën e komunës në afërsi të qytetit Nabatie në jug të Libanit.

Të paktën katër persona humbën jetën në sulmet në afërsi të kufirit, citoi sot Ministria e Shëndetësisë, transmeton agjencia gjermane.

Mediat shtetërore citojnë njëzet lokacione ku kanë ndodhur sulmet gjatë natës dhe në mëngjes.

Departamenti libanez për mbrojtje civile shpalli operacione shpëtimi, duke përfshirë edhe në luginën Beka, në lindje të vendit.

Pas sulmeve izraelite, shpëtuesit kanë nxjerrë një vajzë dhe të lënduar tjerë nga rrënojat, ndërsa gjithashtu kanë nxjerrë edhe trupat e të vdekurve, citohet në kumtesën e mbrojtjes civile.

Armata izraelite kumtoi se forcat ajrore gjatë natës dhe në mëngjes kanë sulmuar rreth 75 lokacione në Liban, duke përfshirë luginën Beka dhe pjesën jugore, të cilët objektiv konkret kishin depot për armë dhe hedhësit e raketave. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR