• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pisonero: KE-ja pret fillimin e bisedimeve sipas klasterëve me Maqedoninë e Veriut, pasi ajo t'i plotësojë kriteret dakorduara relevante

Pisonero: KE-ja pret fillimin e bisedimeve sipas klasterëve me Maqedoninë e Veriut, pasi ajo t'i plotësojë kriteret dakorduara relevante

Bruksel, 26 shtator 2024 (MIA) - Komisioni Evropian me padurim pret sa më shpejtë fillimin e negociatave sipas kapitujve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, deklaroi zëdhënësja e KE-së për zgjerim, politikë të fqinjësisë dhe partneritet ndërkombëtar, Ana Pisonero lidhur me vendimin e Komitetit të përfaqësuesve të përhershëm të qeverive të vendeve anëtare në Bashkimin Evropian (KOREPER), që Shqipëria më 15 tetor ta fillojë procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE sipas kapitujve. 

"Qëndrimi jonë është i qartë, Komisioni me padurim pret fillimin e bisedimeve sipas Klasterit 'Vlera bazë' me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë të jetë e mundur, pasi Maqedonia e Veriut t'i plotësojë kriteret relevante që janë dakorduar me Këshillin", deklaroi Pisonero në përgjigjen e pyetjes për qëndrimin e KE-së për "ndarjen" e Tiranës dhe Shkupit në rrugën evropiane të anëtarësimit. 

Ajo shtoi se ato "kritere relevante" i përfshijnë amendamentet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.  

"Këshilli evropian i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut që ta përshpejtojë zbatimin e këtyre ndryshimeve", deklaroi Pisonero, duke shtuar se vendimi për hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit janë në kompetenca të vendeve anëtare të BE-së, e jo të Komisionit Evropian. 

Siç konfirmoi sot presidenca hungareze me Këshillin e BE-së, për MIA-n, KOREPER solli vendim që Shqipëria më 15 tetor ta fillojë procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE sipas kapitujve, me hapjen e bisedimeve sipas Klasterit 1 - "Vlera bazë".  

"Mund të konfirmojmë se Koreper u pajtua të vazhdojë me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE", deklaroi për MIA-n zëdhënësja e presidencës hungareze për Koreper, Ana Atanasov. 

Me vendimin e tillë Shqipëria praktikisht do të ndahet nga vendi në rrugën drejt anëtarësimit në BE, edhe pse deri tani të dyja vendet kanë lëvizur në pako në procesin e anëtarësimit. qa/bsh/

Foto: skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR