• e premte, 27 shtator 2024

Në Spanjë sindikatat organizojnë protesta me kërkesë për uljen e numrit të orëve të punës

Në Spanjë sindikatat organizojnë protesta me kërkesë për uljen e numrit të orëve të punës

 Madrid, 26 shtator 2024 (MIA) - Në Spanjë sot në thirrje të sindikatave do të mbahen protesta me qëllim që të arrihet marrëveshje mes qevrisë dhe sektorit afarist për uljen e javës 40-orëshe të punës për dy orë e gjysmë. 

 Punëdhënësit këtë e refuzojnë sepse brengosen për shpenzimet e mëdha, pasi socialistët e kryeministrit spanjoll Pedro Sançez po përpiqen t'i bindin ndërmarrjet të pranojnë planin për uljen e javës së punës, duke theksua se ndryshimi do të çojë deri në rritjen e produktivitetit. 

 Pronarët e ndërmarrjeve druajnë se propozimi do të thotë se punonjësit punojnë më pak orë për të njejtën rrogë si përpara. 

 Ish shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Dragi, në raportin, i cili ishte bërë këtë muaj për Komisionin Evropian, deklaroi se BE-ja duhet ta kapërcejë hendekun e produktivitetit midis anëtarëve të saj për të mbajtur hapat me rivalët ekonomikë - SHBA dhe Kinë.

 Spanjollët punojnë më shumë orë nga shumë evropianë dhe, sipas Eurostatit, java mesatare e punës në Spanjë ishte 36.4 orë në vitin 2023 krahasuar me mesataren e BE-së prej 36.1 orë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR