• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

N21: Netanjahu dha dritë të gjelbër për armëpushim në Liban

N21: Netanjahu dha dritë të gjelbër për armëpushim në Liban

 Tel Aviv, 26 shtator 2024 (MIA) - Izraeli ka dhënë dritë të gjelbër për armëpushim me milicinë shiite libaneze Hezbollah, njoftoi sot televizioni N12.

 Qëllimi është që të bisedohet për marrëveshje të përhershme, duke cituar një bashkëpunëtor anonim  të të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu. 

 Siç raporton DPA, së pari nuk ka konfirmim zyrtar për raportin. Zëdhënësja nga zyra e Netanjahut tha se nuk ka dhënë deklaratë të tillë. 

 Bombardimi masiv izraelit në Liban deri tani ka rezultuar me mbi 600 të vrarë që nga fillimi i eskalimit të hënën, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë. 

 Një grup i vendeve, përfshirë SHBA-në dhe vendet e BE-së, së bashku me kombet kryesore arabe, po angazhohen për t'i dhënë fund luftimeve.

 Armëpushimi që kërkohet duhet të zgjasë 21 ditë dhe ka për qëllim të krijojë hapësirë ​​për një zgjidhje diplomatike të konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, si dhe të luftës pothuajse njëvjeçare në Gazë. 

 Deklarata e përbashkët mbështetet nga SHBA-ja, Gjermania, BE-ja, Australia, Kanadaja, Franca, Italia, Japonia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR