• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Borxhi global rritet në rekord 312 trilionë dollarë

Borxhi global rritet në rekord  312 trilionë dollarë

 Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Borxhi global arriti në rekord 312 trilionë dollarë në fund të tremujorit të dytë të vitit 2024, para se gjithash për shkak të rritjes së detyrimeve në SHBA dhe Kinë, tregojnë sot të dhënat e publikuara nga Instituti i Financave Ndërkombëtare (IFN). Përveç Kinës dhe SHBA-së, borxhin e ka rritur edhe India, Rusia dhe Suedia, ndërsa rënie të ndjeshme ka shënuar pjesa tjetër e vendeve evropiane dhe Japonia. 

 Borxhi botëror është rritur për 2,1 trilionë dollarë në gjysmën e parë të vititi dhe ekziston mundësi që situata të përkeqësohet më tej për shkak të uljes së normave të interesit.

 Rritja e detyrimeve në një masë të madhe është pasojë e tranzicionit të energjisë dhe kalimit drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, vlerëson IFN-ja. 

 Marëdhëniet globale të borxhit dhe BPV-së - treguesi i aftësisë për të shlyer borxhin në krahasim me atë të prodhuar - është stabilizuar mes 327 dhe 328 për qind, thuhet në raport. 

 Në tregjet në zhvillim, marëdhëniet e borxhit drejt BPV-së arritën një maksimum të ri prej 245 për qind. 

 Autorët e raportit thonë se janë të brengosur për shkak të mungesës së dukshme të vullnetit politik për zgjidhjen e problemit me borxhin - si në ekonomitë e përparuara, ashtu edhe në tregjet në zhvillim.

IFN-ja paralajmëron edhe për mundësitë e rritjes drastike të detyrimeve shtetërore në gjithë botën nga 92 trilionë dollarët e deritanishme të 145 trilion dollarëve deri në vitin 2030, ndërsa potencialisht tejkalojnë 440 trilionë dollarë deri në vitin 2050. qa/

Foto: printskrin

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR