• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ambasadori palestinez në KB e dënoi veton amerikane ndaj Rezolutës për armëpushim në Gazë

Ambasadori palestinez në KB e dënoi veton amerikane ndaj Rezolutës për armëpushim në Gazë

Nju-Jork, 21 nëntor 2024 (MIA) - Ambasadori palestinez Maxhid Bamja e dënoi veton amerikane ndaj Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së për armëpushim në Rripin e Gazës.

"Ndoshta për dikë kemi kombësi të gabuar, religjion të gabuar, ngjyrë të gabuar të lëkurës. Por, ne jemi njerëz dhe ndaj nesh duhet ashtu të veprohet", thotë Bamja.

Në seancën e Këshillit për Siguri të KB-së dje, SHBA-ja për herë të katërt kanë vendosur veto në Rezolutën për armëpushim në Rripin e Gazës, ndërsa 14 vendet tjera-anëtare votuan "për", njofton Al Xhezira.

"Qartë kemi bërë me dije gjatë negociatave se nuk mund të përkrahim armëpushim të pakushtëzuar, që nuk nënkupton lirimin e pengjëve", tha Rubert Vud, zëvendës ambasador i SHBA-së në KB. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR