• e mërkurë, 16 tetor 2024

Zelenski e prezantoi "planin për fitore" në Parlamentin ukrainas

Zelenski e prezantoi

Kiev, 16 tetor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot në Radën supreme e prezantoi “planin e fitores”, i cili përbëhet nga pesë pika kyçe, transmeton Kiev Independent.

Pika e parë është anëtarësimi në NATO, vijon mbrojtja, pastaj parandalimi i agresionit rus, rritja ekonomike dhe bashkëpunimi dhe e fundit është një arkitekturë sigurie e pasluftës.

Plani përfshin gjithashtu tre shtesa sekrete që lidhen me pjesë të ndjeshme që nuk do të publikohen, por do të jenë kyçe për zbatimin e qëllimeve strategjike të Ukrainës.

"Nëse plani mbështetet, ne mund t'i japim fund luftës më së voni vitin e ardhshëm," tha Zelenski në Parlament në prani të komandantit suprem Oleksandar Sirski, shefit të inteligjencës ushtarake Kirill Budanov dhe diplomatëve perëndimorë.

Ftesa e Ukrainës për anëtarësim në NATO ishte në krye të listës. Kievi paraqiti kërkesën e tij për t'u bashkuar në shtator 2022, por ende nuk ka marrë një sinjal të qartë nga aleati. Zelenski tha se ky hap duhet të ndërmerret "tani", që është një devijim nga komentet e tij të mëparshme se ky hap mund të shtyhet deri në fund të luftës. ls/

Foto: Skrinshot

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR