• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Policia e Kosovës e ka mbyllur një pjesë të komunës paralele të Skenderajit në veri të Kosovës

Policia e Kosovës e ka mbyllur një pjesë të komunës paralele të Skenderajit në veri të Kosovës

Prishtinë, 16 tetor 2024 (MIA) -  Policia e Kosovës e ka mbyllur një pjesë e komunës paralele të Skenderajt, e cila operonte ilegalisht ne Mitrovicën e Veriut. 

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani deklaroi për mdiat se në  koordinim me prokurorin e rastit, kanë realizuar aksionin në zyrat ku veprohej ilegalisht si komunë paralele serbe e Skenderajt.

"Sot gjatë verifikimeve policore në teren kemi ardhë deri tek informacioni se Komuna Paralele e Skenderajit është aktive në territorin e Mitrovica Veri. Kemi konsulta Prokurorin i cili e ka rastin e komunave paralele në veri dhe në koordinim me të kemi hy në këtë ndërtesë dhe pas marrjes së disa dëshmive nga aty kjo zyre është mbyll. Nuk ka të arrestuar, ndërsa intervistimi i përgjegjësit të kësaj zyre do të bëhet nesër”, ka thënë në përgjigjen e tij, Elshani. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR