Rama për "Berliner cajtung": Çdoherë duhet të punoni në përmirësimin dhe kultivimin e marrëdhënieve me fqinjët
- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konsideron se pdoherë duhet të punohet në përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët, se ato marrëdhënie duhet të kultivohen dhe se në këtë kuptim e ka ndryshuar raportin me Serbinë.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:21, 16 tetor, 2024
Tiranë, 16 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konsideron se pdoherë duhet të punohet në përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët, se ato marrëdhënie duhet të kultivohen dhe se në këtë kuptim e ka ndryshuar raportin me Serbinë.
Ai e deklaroi këtë për "Berliner cajtung", në pyetjen për marrëdhëniet e tij të tnaishme me Serbinë, transmetuan mediumet shqiptare.
"Fqinjët janë fqinjë, nuk mund t'i zgjidhni. Por, çdoherë duhet të punoni në përmirësimin dhe kultivimin e marrëdhënieve me ta. Gjyshja ime ishte grua e mençur, nuk kishte arsim formal, por ishte lexuese e pasionuar. Ajo çdoherë thoshte: "Fqinj të lumtur, shtëpi e lumtur". Prandaj tërësisht e ndryshova raportin tonë me Serbinë", tha Rama.
Shtoi se Shqipëria dhe Serbia ishin tërësisht të ndara gjithnjë derisa nuk e vizitoi Beogradin për herë të parë, për të vendosur lidhje me Serbinë.
"Kuptohet, kemi dallime, posaçërisht lidhur me Kosovën. Serbia ende e mohon realitetin se Kosova është shtet i pavarur. Dhe nuk ka kthim prapa. Por, nëse duam të sigurojmë jetë më të mirë për gjeneratën e ardhshme, duhet të pranojmë se rreth asaj çështjeje nuk jemi të një mendimi", tha kryeminsitri shqiptar.
Sipas tij, kjo nuk duhet t'i pengojë Serbinë dhe Shqipërinë të bashkëpunojnë në sfera të tjera, sepse ka shumë interesa të përbashkëta.
"Madje edhe sikur Serbia, për shembull, të jetë më afër Rusisë dhe Kinës, gjë të cilën Shqipëria asnjëherë nuk do ta kishte bërë, megjithatë na duhet paqe e qëndrueshme", konkludoi Rama.
Përndryshe, Rama, në nëntor të vitit 2014, vetëm një vit pas marrjes së funksionit kryeministër, ishte për vizitë zyrtare në Beograd, kur u takua me Aleksandar Vuçiqin, kryeministër i atlhershëm i Serbisë. Kjo ishte vizita e parë e një burrështetasi shqiptar pas 68 viteve, pas vizitës së Enver Hoxhës në ish-Jugosllavi. ab/