• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Prokurori dhe ekipe të MPB-së kryejnë ekspertizë në vendin e aksidentit në autostradën Shkup - Veles, është thirrur edhe një ekspert

Prokurori dhe ekipe të MPB-së kryejnë ekspertizë në vendin e aksidentit në autostradën Shkup - Veles, është thirrur edhe një ekspert

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe ekipet hetuese të MPB-së sonte janë duke kryer ekspertizë në vendngjarjen e aksidentit në autostradën Shkup - Veles, bën të ditur PTHRM.

Në vendngjarje është thirrur edhe një ekspert rrugor për të përcaktuar shkaqet.

Sipas PTHRM, janë duke u ndërmarrë veprimet hetimore dhe prokurori publik do të lëshojë të gjitha urdhrat e nevojshëm për ekspertizë.

Në aksidentin që ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Shkup - Veles kanë humbur jetën tre persona dhe pesë të tjerë janë lënduar. Siç deklaruan për MIA-n nga MPB-ja, aksidenti është raportuar në ora 17:45, ndërsa ka ndodhur pasi një furgon është përmbysur në autostradën Shkup - Veles, para tunelit.

Sipas LAMM-së, për shkak të aksidentit janë bllokuar të dy korsitë e autostradës Shkup - Veles. Qarkullimi është ndërprerë që nga ora 17:45 dhe është devijuar në rrugën Petrovec - Veles (përgjatë rrugës së vjetër), Milladinovcë - Shën Nikollë - Veles - Shtip. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR