• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pothuajse njëqind të lënduar në tërmetin me magnitudë prej 5,9 ballë në lindje të Turqisë

Pothuajse njëqind të lënduar në tërmetin me  magnitudë prej 5,9 ballë në lindje të Turqisë

Ankara, 16 tetor 2024 (MIA) - Pothuajse 100 persona janë lënduar nga tërmeti i sotëm me magnitudë 5.9 në lindje të Turqisë, njoftoi televizioni turk NTV.

Tërmeti është regjistruar në qytetin Kale, në qarkun Malatja, në orën 10:46 të mëngjesit sipas orës lokale, bëri të ditur Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Gjendjeve të Jashtëzakonshme e qeverisë turke (AFAD). Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 10.07 kilometra.

Tërmeti është ndjerë në shumë zona në Turqinë lindore dhe qendrore, si dhe në Siri.

Kanë ndodhur 77 pasgoditje të njëpasnjëshme, njofton edicioni elektronik i qytetit "Sjozxhu".

Guvernatori i provincës Elazig, Numan Hatipoglu, deklaroi se në zonë janë raportuar 94 të lënduar. Ai shtoi se janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në dy ndërtesa, raportoi NTV.

Katër persona janë lënduar në zonën e Malatas, deklaroi valia Serdar Javuz. Një person ka mbetur i lënduar në qarkun Shanliurfa.

Mes të lënduarve në qytetin Kale, ku ishte epiqendra e tërmetit, është edhe një grua shtatzënë. Ajo u shtrua në spital dhe gjendja e saj është stabile, raportojnë mediat turke.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka biseduar në telefon me guvernatorin e Malatjas dhe kryetarin e qytetit me të njëjtin emër, njoftoi NTV.

Operatorët celularë që operojnë në zonë thanë se nuk ka pasur ndërprerje në shërbimet që ofrojnë.

Malatja është ndër qarqet më të goditura nga tërmetet shkatërruese me magnitudë 7.6 dhe 7.7 ballë të 6 shkurtit të vitit të kaluar, në të cilat kanë humbur jetën më shumë se 53.000 njerëz. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR