Xhastin Timberllejk në fushatën e re të "Luj Viton"
- Pop këngëtari amerikan Xhastin Timberllejk është pjesë e fushatës së re reklamuese të "Luj Viton" Gjegjësisht, këtë javë, marka e modës, në bashkëpunim me stilistin japonez Jajoi Kusama, publikoi koleksionin e saj “Krijimi i pafundësisë” (Creating Infinity).
Paris, 24 mars 2023 (MIA) - Pop këngëtari amerikan Xhastin Timberllejk është pjesë e fushatës së re reklamuese të "Luj Viton" Gjegjësisht, këtë javë, marka e modës, në bashkëpunim me stilistin japonez Jajoi Kusama, publikoi koleksionin e saj “Krijimi i pafundësisë” (Creating Infinity).
Në këtë, siç e quajtën, fushatë surrealiste të stilit avangardë, Timberllejk vesh një xhaketë të kaltërt me pika dhe çantën të zbukuruar me motive të kungullit, me nënshkrimin e Kusamas. Ky koleksion do të dalë në treg në mbarë botën më 31 mars. Linja përfshin gjithashtu produkte lëkure, veshje për burra dhe gra dhe parfume.
Përveç këngëtarit 42-vjeçar, në reklamat u shfaqën edhe fytyra të tjera të famshme - aktoret Lea Sidu, Zhou Dongju dhe Hojeon Jung. ls/
Foto: Tuiter.