Dramë në aeroplan: Një pasagjer i dehur ka tentuar të futet në kabinën e pilotit duke thënë se di të drejtojë më mirë se ai
- Një pasagjer i dehur ka tentuar të hyjë në kabinën e aeroplanit "IziXhet" në lartësi prej 10 mijë metra me pretendimin se piloti është "jokompetentë” dhe se di më mirë ta drejtojë aeroplanin, por ekuipazhi dhe udhëtarët kanë arritur ta ndalojnë.
- Post By Fami Bajrami
- 09:42, 5 shtator, 2024
Munih, 5 shtator 2024 (MIA) - Një pasagjer i dehur ka tentuar të hyjë në kabinën e aeroplanit "IziXhet" në lartësi prej 10 mijë metra me pretendimin se piloti është "jokompetentë” dhe se di më mirë ta drejtojë aeroplanin, por ekuipazhi dhe udhëtarët kanë arritur ta ndalojnë.
Aeroplani i cili u ngrit nga aeroporti Gatvik në Londër për në ishullin grek Kos, duhej të bënte ulje emergjente në Munih.
Pasagjerët dhe stafi që janë përballur me të e kanë rrëzuar në dysheme, pas çka morën duartrokitje nga pasagjerët e frikësuar, shkruan gazeta “San”. Pas aterimit në Munih, policia gjermane ka arrestuar personin në fjalë, ndërsa pasagjerët e kaluan natën në hotele.
Një nga pasagjerët deklaroi se stafi në aeroplan u soll mirë, por se “drama ishte vërtetë shqetësuese”.
Nga kompania thanë se incidentet e tilla janë të rralla dhe se nuk tolerojnë sjellje të tilla të papërshtatshme apo kërcënuese.
foto: printskrin