• e premte, 27 shtator 2024

Pi Didi është arrestuar për tregti me njerëz

Pi Didi është arrestuar për tregti me njerëz

Los Anxhelos, 17 shtator 2024 (MIA) – Manjati i hip-hopit Shon “Didi” Kombs është arrestuar në Nju Jork nën “akuza të paspecifikuara federale”, deklaruan autoritetet federale, informon Bi-Bi-Si.

Arrestimi në Menheten pasoi pas bastisjeve në dy prona të tij në Los Anxhelos dhe Majami në mars. Një person i afërt me prokurorinë për “Nju Jork tajms” deklaroi se beson se raperi i njohur amerikan akuzohet për shantazh dhe tregti me njerëz në cilësinë e shfrytëzimit seksual. 

Avokati i Kombs, Mark Agnifilo, tha se janë të “dëshpëruar” nga arrestimi dhe se klienti i tij është “njeri i pafajshëm”. Muzikanti u përball me një varg akuzash, nga sulmi seksual deri në keqtrajtim, duke përfshirë edhe ato të ish partneres së tij Kasandra “Kasi” Ventura. Ai i mohoi të gjitha akuzat. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR