• e shtunë, 21 shtator 2024

Biletat për koncertet e Adeles në Las Vegas kushtojnë disa mijëra dollarë

Biletat për koncertet e Adeles në Las Vegas kushtojnë disa mijëra dollarë

Las Vegas, 20 shtator 2024 (MIA) - Pas koncerteve në Mynih, Gjermani, ku performoi për katër javë, Adele vazhdon turneun në SHBA, por çmimet e larta të biletave kanë zemëruar simpatizantët.

Adele do të zhvillojë një sërë koncertesh në Las Vegas nga fundi i tetorit deri në fund të nëntorit. Biletat në pjesën e pasme të sallës, p.sh. vijojnë nga 3.500 dollarë deri në 4.800 dollarë, ndërsa ato për vendet afër skenës kushtojnë më shumë se 5.000 dollarë.

Në "shitjen e madhe" gjysmë të rregullt biletat jepen me një çmim prej 13.000,por edhe deri në 70.000 dollarë.

Adhuruesit po ankohen për çmimet e biletave edhe në rrjetet sociale.

"Ajo është e mahnitshme, por çmimet e biletave janë shumë të larta", "Nëse e lejon këtë si artiste, atëherë unë humbas çdo respekt për ty", "Unë kam bileta dhe tani po mendoj t'i shes", thuhet në një pjesë të komenteve.

Për rikujtim, këngëtarja pas këtij turneu ka paralajmëruar një pauzë më të gjatë në karrierën e saj muzikore dhe ka treguar se dëshiron t’i përkushtohet familjes, por edhe aktrimit, transmeton "Indeks". Sipas bazës botërore të të dhënave – IMDB, Adele ka një "Oskar" për këngën origjinale të filmit që nga viti 2013, por deri më tani nuk ka asnjë paralajmërim për pjesëmarrjen e saj në një film të ri.

Ajo kinse refuzoi një ofertë për koncerte të reja dhe një fitim potencial prej 200 milionë dollarë, sepse dëshiron të kalojë kohë në shtëpi me fëmijën e saj. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR