• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pronari i Luj Viton ka blerë pesë firma të inteligjencës artificiale për 300 milionë dollarë

Pronari i Luj Viton ka blerë pesë firma të inteligjencës artificiale për 300 milionë dollarë

Paris, 3 shtator 2024 (MIA) - Firma familjare e Bernar Arno, Ventures, ka investuar mbi 300 milionë dollarë në pesë startape të inteligjencën artificiale në vitin 2024.

Investimi më i madh ka qenë 220 milionë dollarë në X (ish Holistik), një firmë franceze e fokusuar në inteligjencën e përgjithshme artificiale. Ventures, gjithashtu, financoi Lamini, një startap i inteligjencës arifciale në Palo Alto me 25 milionë dollarë, si dhe Prokima, një kompani e marketingut digjital të inteligjenës artificiale me seli në Nju Jork me 12 milionë dollarë.

Përveç kësaj, ajo investoi 27 milionë dollarë në Borderles, një platformë për të drejtat e njeriut me seli në Toronto dhe 43 milionë dollarë në Fotorum, një kompani franceze e redaktimit të fotografive me inteligjencën artificiale.

Biznesmeni francez Bernar Arno i cili ka një aksion kontrollues në Holding LVMH, prodhuesi kryesor në botë i mallrave luksoze është në vendin e parë në renditjen e njerëzve më të pasur në botë.

Sipas listës së miliarderëve të Blumberg, pasuria e Arno është 215 miliardë dollarë, ndërsa që nga fillimi i vitit është rritur në shtatë miliardë dollarë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR