• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vazhdoi debati për ribalancin e Buxhetit

Vazhdoi debati për ribalancin e Buxhetit
Shkup, 7 korrik 2021 (MIA) – Qëndrimet e pozitës dhe opozitës sa i përket rebalancit të Buxhetit mbetën të pandryshuara edhe në vazhdimin e sotëm të debatit të Komisionit kuvendor për Financim dhe Buxhet. Për pozitën, ribalanci është zhvillimor, me më shumë para për stabilizim të ekonomisë, ndërsa për opozitën është shkatërrues, me më shumë para për ryshfet parazgjedhor dhe punësime partiake. “Me rebalancin e Buxhetit krijohet një klimë konkurruese biznesi që duhet të jetë e orientuar drejt eksportit me mbështetje të fortë për sipërmarrjen dhe inovacionin, përmirësimin e qasjes në financa dhe teknologjinë e adaptimit, modernizimin e sektorëve ku ka një avantazh krahasues, luftimin e ekonomisë gri, digjitalizimin e ekonomisë dhe zhvillimin e burimeve njerëzore dhe investimet në arsim, shkencë dhe shëndetësi” tha Marija Georgievska, deputete nga LSDM. Prioritetet, shtoi, do të jenë të drejtuara kah përballja me pasojat nga pandemia përmes rritjes së vëllimit të investimeve me ndihmë direkte të aktiviteteve të vetë kompanive për hapjen e vendeve të punës përmes masave aktive për punësim dhe përmes mbështetjes dhe zhvillimit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Duke i replikuar, deputetja e VMRO-DPMNE-së Bllagica Llasovska theksoi se të gjitha këto janë fjalë të zbrazëta njëjtë edhe siç është folur paraprakisht ndërsa nuk është bërë asgjë në favor të qytetarëve. Ajo shtoi se deputetët e pozitës flasin kinse ai është zhvillimor, por, siç theksoi, ai nuk është as larg asaj. Debati për ribalancin filloi më 1 korrik, ndërsa Propozimin për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 e arsyetoi zëvendësministri I Financave, Dimitar Kovaçeski. Janë dorëzuar 222 amendamente, prej të cilave 154 nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. Zëvendësministri tha se Propozim-ribalanci meriton diskutim konstruktiv të bazuar në argument. AI u bëri thirrje të gjithë deputetëve ta ,mbështesin. Segmente kyçe janë, përmendi, rritja e investimeve kapitale dhe vazhdimi I mbështetjes për ekonominë, ndërsa prioritet mbeten shëndeti I qytetarëve, ekonomia e shëndoshë dhe financat e shëndosha. Me ribalancin, të ardhurat janë projektuar në 222,6 miliardë denarë dhe janë për 4,7 për qind më të larta në krahasim me Buxhetin fillestar për vitin 2021, që sipas propozuesit, I referohet realizimit të mirë të të ardhurave prej fillimit të vitit. Shpenzimet janë planifikuar në 268,8 miliardë denarë apo për 8,6 për qind më shumë në raport me Buxhetin fillestar. Deficiti është pozicionuar në shumë prej 46,2 miliardë denarëve, përkatësisht 6,5 për qind nga BPV-ja. Rritje ka edhe tek shpenzimet kapitale për 6,5 miliardë denarë dhe janë projektuar në nivel prej 30,5 miliardë denarëve. Pjesëmarrja e tyre në shpenzimet e përgjithshme të Buxhetit nga fillimisht të planifikuarat – 9,4 për qind, rritet në 11,3 për qind, që është nivel më I lartë I mesatares në dhjetë vitet e fundit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR