Tripunovski: Për gjashtë muaj janë paguar mbi 4,3 miliardë denarë subvencione, për dy ditë janë transferuar mbi 1,7 miliardë denarë për rreth 78.000 bujq
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot, në konferencë për shtyp në Qeveri, kumtoi se për gjashtë muaj janë paguar mbi 4,3 denarë subvencione, ndërsa për dy ditë janë transferuar 1,7 miliardë denarë për rreth 78.000 bujq.
- Post By Besnik Shuki
- 12:43, 25 dhjetor, 2024
Shkup, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot, në konferencë për shtyp në Qeveri, kumtoi se për gjashtë muaj janë paguar mbi 4,3 denarë subvencione, ndërsa për dy ditë janë transferuar 1,7 miliardë denarë për rreth 78.000 bujq.
Siç theksoi Tripunovski, Qeveria e tregon kujdesin për bujqit në vepër.
"Qeveria me ribalancin siguroi mbi 1.250.000.000 denarë që t'i paguajë obligimet e mbetura ndaj bujqit e Maqedonisë së Veriut. Punuam me mund gjatë gjashtë muajve të kaluar dhe i paguam të gjitha obligimet e mbetura nga vitet paraprake me vlerë mbi 2,5 miliardë denarë. Dy ditët e kaluara, kemi paguar subvencione për vitin 2024. Mbi 294 milionë denarë ndaj 4.533 prodhuesve të qumështit të të lopës, deles dhe dhisë janë paguar për gjashtë muajt e parë të vitit, me rreth 83 milionë denarë ndaj 10.727 bujqve është paguar masa 1.4 Pagesa të drejtpërdrejta për sipërfaqen bujqësore, ndërsa më shumë se 392 milionë denarë ndaj 23.626 bujqve janë realizuar për masën 1.1 Pagesa të drejtpërdrejta për sipërfaqe bujqësore për të gjitha kulturat bujqësore", tha miniustri.
Sipas tij, janë realizuar edhe mbi 233 milionë denarë ndaj 9.172 bujqve për masën 1.2 Pagesa të drejtpërdrejta shtesë për nënmasën 1.1 për përdorimin e materialit të certifikuar të farave, rreth 118 milionë denarë ndaj 8.729 bujqve për masën 1.8, respektivisht Pagesa të drejtpërdrejta për sipërfaqe bujqësore për mirëmbajtjen e pemishteve ekzistuese, 146 milionë denarë ndaj 13.412 bujqve për masën 1.11 Pagesa të drejtpërdrejta për sipërfaqe bujqësore për mirëmbajtjen e vreshtave ekzistuese, si dhe rreth 417 milionë denarë ndaj 8.680 bujqve për prodhimin blegtoral nga Programi për vitin 2024.
Tripunovski përmendi se secili në vend që ka vendosur të merret me bujqësi, meriton pagesë me kohë të përkrahjes financiare.
"Në të kaluarën servisimi i subvencioneve vijuese ndaj bujqve tanë ishte i pamundur, e sot është realitet. Për gjashtë muaj prej kur u formua Qeveria e VMRO-DPMNE-së, janë paguar mbi 4,3 miliardë euro ndaj bujqve. Numrat dhe veprat flasin se nuk shkruajmë gjëra kot, as nuk japim premtime të rreme, përkundrazi, fjala dhe premtimi i jonë ndaj bujqve është realitet. Bujqit tani kanë partner të vërtetë në Qeverinë dhe Ministrinë. Së bashku do të krijojmë masa të reja për vitin 2025 dhe politika të reja që ta kthejmë bujqësinë tonë në piedestal", tha Tripunovski. bsh/
Foto: MIA