• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Është turp kjo që po e bëjnë tregtarët para festave që vijnë, thotë kryeministri Mickoski

Është turp kjo që po e bëjnë tregtarët para festave që vijnë, thotë kryeministri Mickoski

Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski sot ju bëri thirrje tregtarëve që ta hetojnë sjelljen e tyre lidhur me çmimet e produkteve ushqimore dhe paralajmëroi se do të kërkojë nga Inspektorati i Tregut inspektim të jashtëzakonshëm me qëllim që të konfirmohet se si çmimi i disa produkteve themelore është rritur gjatë 30 ditëve të kaluara. 

“Në seancën e Qeverisë do të kërkoj veprim të fuqishëm dhe të ashpër nga Inspektorati i Tregut sepse po marr informacione se disa nga marketet po spekulojnë dhe po përdorin hile . Unë nuk punoj me hile dhe ata që mendojnë se do të punojnë me hile e kanë gabim. Atë që iu dha si e drejtë dhe mundësi për produkte të caktuara, tani nuk mund ta bëjnë me një rritje dramatike të disa produkteve të tjera si vaji, buka, vezët, mielli... Ne do t'i kundërshtojmë ashpër ata që mendojnë se na kanë mashtruar. Është turp kjo që po bëjnë para festave që vijnë. Ne donim të tregonim vullnet të mirë dhe shikoni se si ata e kthejnë. Kjo nuk është korrekte dhe sot do të kërkoj nga ministri i Ekonomisë dhe Punës inspektim të jashtëzakonshëm dhe të ndalet kjo sjellje devijonte”, tha Mickoski pas vënies në punë të sallës sportive në fshatin Creshovë të komunës së Gazi Babës.

Me masën “Shporta e Vitit të Ri”, e cila vlen deri më 15 janar, janë përfshirë më shumë se një mijë produkte. Ishte bërë në bashkëpunim me tregtarët dhe prodhuesit me qëllim që tu dilet në ndihmë qytetarëve gjatë festave të vitit të ri. Kompetentët prisnin ulje të produkteve ushqimore për rreth 10 për qind, por qytetarët ankohen se nuk vërehet ndonjë ulje më e madhe e çmimeve dhe se janë rritur çmimet e produkteve ushqimore bazë si mielli, vaji, vezët...

Lidhur me 250 milionë eurot nga kësti i parë nga kredia hungareze të cilat janë të dedikuara për sektorin e biznesit, Mickoski tha se ka procedura administrative që duhet të përfundohen dhe pritet që në janar këto mjete të jenë operative. 

“Në Parlament duhet të kalojë ligj të cilin nuk duam ta vendosim në linjë të shpejtë, por ta kalojë në procedurë të rregullt”, tha Mickoski. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR