Tripunovski për subvencionimin e duhanit: Rekomandimet janë një, ndërsa ajo që ne e krijojmë si shtet është krejt çështje tjetër
- – Rekomandimet janë një, ndërsa atë që e krijojmë ne si shtet është krejt çështje tjetër, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski lidhur me rekomandimin e Bankës Botërore për heqjen e subvencioneve për duhanin.
- Post By Fitore Curri
- 13:41, 25 dhjetor, 2024
Shkup, 25 dhjetor 2024 (MIA) – Rekomandimet janë një, ndërsa atë që e krijojmë ne si shtet është krejt çështje tjetër, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski lidhur me rekomandimin e Bankës Botërore për heqjen e subvencioneve për duhanin.
Sipas Tripunovskit, prodhimtaria e duhanit është degë shumë e rëndësishme për shtetin tonë, ndërsa prodhojmë edhe duhan shumë cilësor që është shumë i kërkuar nga jashtë.
“Qeveria i jep prioritet serioz prodhimit të duhanit, këtë e kemi treguar në bisedat me të gjithë blerësit dhe shoqatat bujqësore në periudhën e kaluar. Këtë vit kemi çmim rekord, më të lartë të blerjes së duhanit, që është kultura jonë strategjike, e rëndësishme si nga pikëpamja ekonomike, ashtu edhe nga ajo sociale. Këta 400 denarë plotësohen me subvencionim prej 100 denarë, ka rritje prej 80 në 100 denarë, ose rreth 500 denarë do të marrë secili prodhues i duhanit. Me këtë ne tregojmë se si Qeveri jemi të përkushtuar seriozisht në ruajtjen e kësaj dege bujqësore, e cila është shumë e rëndësishme për vendin, sepse prodhojmë duhan shumë cilësor dhe shumë të kërkuar jashtë kufijve tanë. Duke treguar përkushtim serioz ndaj kësaj dege këtë vit, ne po dërgojmë sinjalin se duam ta ruajmë këtë prodhim në vend”, theksoi Tripunovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës për media në Qeveri.
Në “Kontrollin më të ri të financave publike të Maqedonisë së Veriut: Sigurimi i qëndrueshmërisë dhe nxitja e rezistencës”, Banka Botërore rekomandoi që shteti të heqë dorë nga pagesat e drejtpërdrejta për mbështetje të prodhimtarisë së duhanit. fc/
Fotografia: MIA