• e mërkurë, 14 gusht 2024

Turqi: Një adoleshent gjoja i inspiruar nga videolojërat është nisur për një sulm të përgjakshëm, pesë të lënduar

Turqi: Një adoleshent gjoja i inspiruar nga videolojërat është nisur për një sulm të përgjakshëm, pesë të lënduar

Eskishehir, 13 gusht 2024 (MIA) - Një adoleshent 18-vjeçar, me helmet në kokë, maskë në fytyrë, jelek, një sëpatë në brez dhe një thikë në duar, ka hyrë në një çajtore në qytetin turk Eskishehir dhe ka lënduar pesë persona.

Sulmuesi u kap dhe u ndalua, pas një raportimi nga një oficer policie që pa ngjarjen. Djali dyshohet se e kreu sulmin "nën ndikimin e lojërave kompjuterike të luftës që po luante" në qytetin e tij.

I dyshuari u ndalua dhe pesë të lënduarit nga sulmi i tij u transferuan në spitalet e afërta. Mes tyre ka dy persona me lëndime të rënda në rrezik për jetën. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR