• e shtunë, 17 gusht 2024

Reperi amerikan Trevis Skot është arrestuar për shkak të një zënke në Paris

Reperi amerikan Trevis Skot është arrestuar për shkak të një zënke në Paris

Paris, 9 gusht 2024 (MIA) - Reperi amerikan Trevis Skot pasi dje në mbrëmje ishte pjesë e gjysmëfinales së basketbollit për meshkuj në Lojërat Olimpike, është arrestuar sot për një përleshje në një hotel me pesë yje në kryeqytetin francez, kumtuan autoritetet.

“Policia u thirr në hotelin 'Zhorzh V’ dhe Trevis Skot u arrestua për dhunë ndaj një roje sigurie. Ky i fundit ka ndërhyrë për të ndarë reperin nga truproja e tij”, kumtoi policia në Paris.

Për momentin nuk dihet nëse muzikanti 33-vjeçar po mbahet në paraburgim.

Ylli i repit, emri i vërtetë i të cilit është Zhak Bermon Uebster II, ka dy fëmijë me Kajlli Xhener. Albumi i tij "Utopia" u nominua për albumin më të mirë Rap në çmimet "Gremi" të këtij viti. Skot u arrestua edhe në Miami Biç, SHBA, në qershor për shkelje dhe nivele të larta të substancave të paligjshme. ls/

 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR