• e shtunë, 17 gusht 2024

Pyetjet më të zakonshme të papërshtatshme dhe të pahijshme për prindërit që kanë vetëm një fëmijë

Pyetjet më të zakonshme të papërshtatshme dhe të pahijshme për prindërit që kanë vetëm një fëmijë

Los Anxhelos, 30 korrik 2024 (MIA) - Zgjedhja e numrit të fëmijëve varet nga marrëveshja e prindërve. Por gjithmonë do të ketë dikush që të pyesë dhe komentojë vendimin e tjetrit...

Shumë prej tyre vendosin të kenë dy ose më shumë fëmijë, por disa prindër duan ta japin gjithë dashurinë dhe vëmendjen e tyre tek një fëmijë. Pikërisht fëmijët që kanë vetëm një fëmijë ballafaqohen me pyejtje të papërshtatme nga personat kuriozë. Shkrimtarja Ejmi Klajn, autore e librit “The Trying Game: Get Through Fertility Treatment and Get Pregnant Without Losing Your Mind”, gjë që e bën atë një lloj eksperteje për familjen, për "Hafpost" (HuffPost) zbulon tre fjali që askush nuk duhet t'u thotë prindërve që kanë vetëm të një fëmijë.

"Nuk dëshironi që ajo të ketë një vëlla apo një motër?"

Kjo është një nga pyetjet më të zakonshme që dëgjojnë prindërit  me fëmijë të vetëm. Klajn thekson se ka disa gjëra që duhen mbajtur parasysh përpara se të bëni një pyetje të tillë, duke përmendur një shembull nga jeta e tij.

“Ti nuk e di se çfarë kanë kaluar prindërit për të pasur një fëmijë. Mua dhe burrit tim iu deshën katër vjet, dhjetë mjekë, nëntë përpjekje për fekondim artificial dhe katër aborte që më në fund të kishim "vetëm" një fëmijë”, thotë autorja.

Duhet të merren parasysh edhe aftësitë financiare, fertiliteti ose thjesht e drejta për zgjedhje personale.

A nuk është i vetmuar?

Edhe pse çdo familje ka një histori të veçantë për lumturinë dhe fatkeqësitë e saj, shkrimtarja shpjegon me shembullin e vajzës së saj se një fëmijë i vetëm nuk ka pse të jetë i vetmuar “domosdoshmërisht”. Klajn shpjegon:

“Vajzës sime i pëlqen që është e vetme dhe ma thotë shpesh këtë. Ajo më do mua, babin e saj dhe qenin... Edhe pse nuk jam e sigurt “se si jemi të rradhitur "... Ajo shoqërohet me djalin e motrës sime, që kanë të njëjtën moshë, një herë në javë dhe kur jemi me pushime. “Unë mund të shoh kushëririn tim kur të dua dhe pastaj të shkoj në shtëpi”, më thotë ajo.

"Kush do të kujdeset për ju kur të plakeni?"

Disa njerëz nuk mund të mos mendojnë se çfarë do t'u ndodhë në pleqëri, duke theksuar se është e padrejtë që kujdesi për prindërit në "epokën e tyre të artë" - "t’i bier" vetëm këtij fëmije.

“Edhe pse ky është një mendim i mirë, të kesh më shumë fëmijë nuk garanton që të gjithë do të ndajnë barrën e kujdesit për prindërit e tyre”, thekson Klajn.

QËNDRONI TË LIDHUR