• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shitet ishulli luksoz Drejk në Anglinë jugperëndimore

Shitet ishulli luksoz Drejk në Anglinë jugperëndimore

Plimuth, 25 korrik 2024 (MIA) - Ishulli Drejk në afërsi të brigjeve të zonës britanike Devon i cili ka plazh privat, fortifikime të vjetra dhe leje për të ndërtuar madje hotel luksoz është vënë në shitje.

Ishulli është emëruar sipas lundërtarit anglez Frensis Drejk i cili prej atje lundroi nëpër botë në vitin 1577. Prona nuk ka çmimin fiks, por kostot e rinovimit vlerësohen në 25 milionë paund, shkruan “Skaj njuz” (Sky news) .

Jo larg qytetit të Plimuthit, Angli jugperëndimore, Drejk prej kohësh përdoret për mbrojtje ushtarake, ndërsa në shitje ka edhe topa që ende janë në vendin e njëjtë si në shekullin e 18-të.

Foto: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR