• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trampi propozon tre debate me Kamala Haris në shtator

Trampi propozon tre debate me Kamala Haris në shtator

Mar a Lago, 8 shkurt 2024 (MIA) - Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Tramp, ofron tre debate në shtator me kandidaten demokrate Kamala Haris, njoftuan agjencitë botërore.

Në një konferencë shtypi në pronën e tij në Mar a Lago në Florida, Trampi tha se ekipi i Haris tani duhej të pajtohej me ofertën.

Trampi ofron debate më 4, 10 dhe 25 shtator në tre media të ndryshme amerikane.

"Me televizionin Foks ramë dakord për një debat më 4 shtator, me televizionin En-Bi-Si për një debat më 10 shtator dhe me televizionin Ej-Bi-Si ramë dakord për një debat më 25 shtator”, shpjegoi ai.

Trampi shtoi se Si-Bi-Es do të jetë nikoqir i debateve ndërmjet kandidatëve për nënpresidentë. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR