• e enjte, 09 prill 2026

Tramp: Irani tashmë ka pranuar një numër të madh të kushteve nga armëpushimi me 15 pika

Tramp: Irani tashmë ka pranuar një numër të madh të kushteve nga armëpushimi me 15 pika

Uashington, 8 prill 2026 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se Irani tashmë ka pranuar një numër të madh të kushteve nga plani i tij prej 15 pikash për armëpushim, i përgatitur disa javë më parë.

SHBA-tja do të bashkëpunojë ngushtë me Iranin, për të cilin kemi përcaktuar se ka kaluar nëpër atë që do të jetë një ndryshim shumë produktiv i regjimit! Nuk do të ketë pasurim të uraniumit, ndërsa SHBA-ja, në bashkëpunim me Iranin, do të nxjerrë dhe do të largojë të gjithë materialin bërthamor të varrosur thellë – publikoi Tramp në rrjetin e tij social "Truth soushëll".

Ai një postim tjetër paralajmëroi rritje të tarifave për 50 për qind për çdo shtet që furnizon Iranin me armë.

Çdo shtet që furnizon Iranin me armë do të përballet menjëherë me një tarifë prej 50 për qind për të gjitha mallrat që shet në SHBA, me efekt të menjëhershëm. Nuk do të ketë përjashtime apo lehtësime!, theksoi Donald Trampi.

Ndërkohë, televizioni izraelit Kanal 12 publikoi planin e SHBA-së, i cili i ishte dorëzuar Iranit dy javë më parë përmes Pakistanit. Duke iu referuar tre burimeve të paidentifikuara, televizioni tha se plani i ngjan atij që SHBA-ja po zbaton në Rripin e Gazës dhe në Liban.

Plani i SHBA-së për Iranin është:

1. Irani të çmontojë kapacitetet e tij bërthamore;

2. Irani të angazhohet që të mos zhvillojë armë bërthamore;

3. Irani të mos pasurojë më tej material bërthamor;

4. I gjithë materiali i pasuruar të dorëzohet sipas një afati të përcaktuar nga SHBA-ja, Izraeli dhe Irani;

5. Objektet bërthamore në Natanc, Isfahan dhe Fordo të mbyllen;

6. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike të ketë qasje në të gjitha informacionet për programin iranian;

7. Irani të heqë dorë nga modeli i veprimit përmes grupeve të ndërmjetësuara;

8. Irani të ndalojë financimin dhe armatosjen e grupeve të ndërmjetësuara në rajon;

9. Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur si një zonë e lirë detare;

10. Irani të kufizojë numrin dhe rrezen e veprimit të raketave të tij;

11. Përdorimi i mëtejshëm i raketave të lejohet vetëm për vetëmbrojtje;

12. Të gjitha sanksionet kundër Iranit të hiqen;

13. Irani do të merrte ndihmë në zhvillimin e një programi bërthamor civil në centralin bërthamor Busher;

14. Kërcënimi për rivendosjen e sanksioneve do të hiqej;

15. SHBA-ja dhe Izraeli do ta ndihmonin Iranin të zhvillonte një program bërthamor civil në Busher për prodhimin e energjisë elektrike. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR