• e enjte, 09 prill 2026

Libani pretendon se dhjetëra njerëz u vranë në sulmet e sotme izraelite

Libani pretendon se dhjetëra njerëz u vranë në sulmet e sotme izraelite

Bejrut, 8 prill 2026 (MIA) – Në sulmet e sotme izraelite ndaj Libanit kanë vdekur disa dhjetëra persona, ndërsa disa qindra janë plagosur, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Në njoftim theksohet se kjo ishte bombardimi më intensiv izraelit mbi Libanin që nga fillimi i luftës.

Ushtria izraelite njoftoi se ka kryer “sulmin më të madh të koordinuar” kundër Hezbollahit që nga fillimi i marsit. Gjatë dhjetë minutave janë goditur mbi 100 objektiva të Hezbollahit në Bejrut, në jug të Libanit dhe në Luginën Lindore Beka.

Ushtria izraelite pretendon se cak i sulmeve ishin sistemet raketore, qendrat komanduese dhe infrastruktura inteligjente, dhe e akuzoi Hezbollahin se fshihet pas civilëve.

"Shteti i Libanit dhe civilët e tij duhet të kundërshtojnë forcimin e Hezbollahit në zonat civile, thuhet në njoftimin e ushtrisë izraelite.

Sulmet erdhën vetëm disa orë pas arritjes së një armëpushimi dy-javor midis SHBA-së dhe Iranit. Izraeli pretendon se marrëveshja nuk ka të bëjë me luftën kundër Hezbollahit, megjithëse Pakistani kishte njoftuar më parë se armëpushimi duhet të zbatohet edhe për Izraelin dhe grupin militant libanez. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR