• e enjte, 09 prill 2026

Vens: Mendonim se do të ishte më e lehtë, por lufta në Ukraina është më e vështira për t’u zgjidhur

Vens: Mendonim se do të ishte më e lehtë, por lufta në Ukraina është më e vështira për t’u zgjidhur

Budapest, 8 prill 2026 (MIA) – Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Zhej Di Vens, deklaroi sot se pas arritjes së armëpushimit me Iranin, konflikti në Ukrainë është “lufta më e vështirë për t’u zgjidhur” dhe kritikoi liderët europianë se “nuk po bëjnë mjaftueshëm” për këtë çështje.

Vens, gjatë ligjëratës para studentëve në Budapest, theksoi se armëpushimi me Iranin është një sukses i “vendosmërisë amerikane” dhe se SHBA-ja ka punuar për 14 muaj për të arritur një marrëveshje paqeje midis Moskës dhe Kievit, dhe se është arritur një “sukses i konsiderueshëm”.

"Ne me të vërtetë arritëm t’i detyrojmë ukrainasit dhe rusët të paraqesin pozicionet e tyre, të cilat me kalimin e kohës po bëheshin më të afërta. Është e qartë se ende nuk kemi arritur në fazën përfundimtare të progresit të nevojshëm, por jam mjaft optimist për këtë pasi lufta në thelb ka humbur kuptimin, – tha Vens, duke i ftuar të dyja palët të mos “debatojnë për disa kilometra katrorë territor”.

Ai theksoi se është “i zhgënjyer nga shumica e politikanëve në Evropë” pasi ata nuk ishin të interesuar për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Sipas tij, SHBA-ja ka marrë “ndihmë të madhe nga disa miq”, duke përmendur kryeministrat e Italisë dhe Hungarisë, Xhorxha Meloni dhe Viktor Orban, si shembuj.

"Orban ishte më i dobishëm pasi e inkurajoi SHBA-në që vërtet të kuptojë situatën, të kuptojë edhe perspektivën e ukrainasve dhe rusëve, dhe se çfarë u nevojitet atyre për të përfunduar konfliktin, – theksoi Vens.

Vens ndodhet për vizitë dyditore në Budapest për të mbështetur Orbanin vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR