Tramp: SHBA-ja menjëherë do të fillojë të bllokojë anije në Ngushticën e Hormuzit
- Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se Uashingtoni "menjëherë do të fillojë t'i bllokojë anijet që tentojnë të hyjnë ose të dalin nga Ngushtica e Hormuzit".
- Post By Besnik Shuki
- 16:05, 12 prill, 2026
Uashington, 12 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se Uashingtoni "menjëherë do të fillojë t'i bllokojë anijet që tentojnë të hyjnë ose të dalin nga Ngushtica e Hormuzit".
Ai shtoi se ka dhënë urdhër që Marina amerikane ta ndalojë kalimin e anijeve, të cilat i kanë paguar taksa Iranit.
Negociatat mes SHBA-së dhe Iranit për armëpushim, që të dy vendet i kanë zhvilluar në Pakistan, përfunduan mbrëmë pa zgjidhje konkrete dhe përgjigje të pyetjes se çka do të ndodh pas skadimit të armëpushimit 14-ditor, të dakorduar më herët. bsh/