KB: Kriza në Ngushticën e Hormuzit mund të shkaktojë katastrofë globale në bujqësi
- Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se kriza në Ngushticën e Hormuzit mund të shkaktojë katastrofë globale në bujqësi.
Romë, 14 prill 2026 (MIA) – Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se kriza në Ngushticën e Hormuzit mund të shkaktojë katastrofë globale në bujqësi.
Organizata e OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) ka paralajmëruar se kriza e zgjatur në Ngushticën e Hormuzit mund të shkaktojë një katastrofë globale në bujqësi për shkak të ndërprerjeve në eksportet e plehrave dhe energjisë, rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe uljes së rendimenteve të kulturave, njoftoi Skaj Njuz.
Në kumtesën theksohet se vendet më të varfra do të vuajnë më shumë për shkak të uljes së prodhimit bujqësor, inflacionit dhe ekonomisë globale të ngadalësuar. FAO lëshoi paralajmërimin disa orë pasi filloi bllokada detare amerikane në portet iraniane.
Presidenti amerikan, Donald Tramp dje u kërcënua se çdo anije iraniane që i afrohet bllokadës amerikane të Ngushticës së Hormuzit do të shkatërrohet.
“Marina iraniane ndodhet në fund të detit, e shkatërruar plotësisht – 158 anije. Ajo që nuk goditëm ishte numri i vogël i atyre që ata i quajnë "anije sulmi të shpejta", sepse nuk i konsideronim si një kërcënim të madh. Paralajmërim: Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet bllokadës sonë, ato do të eliminohen menjëherë”, shkroi Tramp në rrjetin e tij social “Truth Social”, pak pasi filloi bllokada amerikane e Ngushticës së Hormuzit.
Trampi më parë kumtoi se SHBA-ja do të bblokohë anijet që hyjnë ose dalin nga portet iraniane, duke filluar nga ora 10:00 sipas kohës lindore (ora 16:00 sipas orës së Evropës qëndrore).
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTKOM) kumtoi se bllokada do të zbatohet për të gjitha anijet që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane, duke përfshirë ato në Gjirin Arabik dhe atë të Omanit, dhe do të zbatohet pavarësisht nga vendi i origjinës së anijes. ls/
Foto:Arkivi i MIA-s