• e martë, 14 prill 2026

Pakistani propozoi të jetë nikoqir i raundit të ri të negociatave ndërmjet SHBA-së dhe Iranit

Pakistani propozoi të jetë nikoqir i raundit të ri të negociatave ndërmjet SHBA-së dhe Iranit

Islamabad, 14 prill 2026 (MIA) – Pakistani ka propozuar të jetë nikoqir i raundit të ri të negociatave ndërmjet SHBA-së dhe Iranit në Islamabad, të cilat pritet të mbahen në ditët në vijim, para skadimit të armëpushimit dyjavor, kumtuan përfaqësues zyrtar pakistanez.

Sipas përfaqësuesve të paidentifikuar të Islamabadit, vendimi se ku do të mbahen bisedimet e mundshme të ardhshme varet nëse Uashingtoni apo Teherani kërkojnë një destinacion tjetër.

Një nga zyrtarët, i cili këmbënguli në anonimitet, tha se pavarësisht faktit se raundi i parë i bisedimeve përfundoi pa marrëveshje, ajo është pjesë e negociatave si një proces i vazhdueshëm diplomatik, jo një përpjekje e izoluar.

SHBA-ja dhe Irani arritën marrëveshje për një armëpushim dyjavor që hyri në fuqi më 8 prill, pas 40 ditësh përleshjesh ushtarake.

Konflikti ushtarak filloi më 28 shkurt, me sulme nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Iranit, pas dështimit të negociatave PËR programin bërthamor të Iranit. Teherani u përgjigj me sulme me raketa ndaj Izraelit dhe disa vendeve në rajon, duke përmendur praninë ushtarake amerikane si arsye për veprimet e tij. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR