Zelenski: Ukraina do të bisedojë për mbrojtje të përbashkët ajrore me partnerët evropianë
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi mbrëmë se pala ukrainase do të zhvillojë bisedime me partnerët evropianë këtë javë për krijimin e një sistemi të përbashkët të mbrojtjes ajrore.
- Post By Fami Bajrami
- 09:53, 14 prill, 2026
Kiev, 14 prill 2026 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi mbrëmë se pala ukrainase do të zhvillojë bisedime me partnerët evropianë këtë javë për krijimin e një sistemi të përbashkët të mbrojtjes ajrore.
"Jam i sigurt: ose Ukraina do të bëhet pjesë integrale e sistemit evropian të sigurisë, ose disa në Evropë rrezikojnë të bëhen pjesë e botës ruse", tha Zelenski, transmeton Ukrinform.
Ai deklaroi se Ukraina jo vetëm që ndjek ndryshimet, por është edhe ndër liderët në zhvillimin e teknologjive të sigurisë.
Zelenski tha se përvoja ukrainase në siguri dhe ekspertiza ushtarake tani janë mallrat më të kërkuara për dhjetëra vende në të gjithë botën.
"Ne ofrojmë partneritet sigurie afatgjatë dhe fitimprurës për Ukrainën", theksoi presidenti ukrainas.
Foto: Zelenski në Fejsbuk