• e martë, 14 prill 2026

Merci në bisedë telefonike me Netanjahun ka bërë thirrje për ndërprerje të armiqësive në Liban

Merci në bisedë telefonike me Netanjahun ka bërë thirrje për ndërprerje të armiqësive në Liban

Berlin, 14 prill 2026 (MIA) – Kancelari gjerman, Fridrih Merc, ka biseduar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, me çka ka bërë thirrje për ndërprerje të luftërave në pjesën jugore të Libanit dhe fillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta paqësore. 

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Shtefan Kornelius, njoftoi se Merci në bisedën telefonike e theksoi nevojën nga qetësimi i situatës dhe e inkurajoi Netanjahun që të fillojë dialog të drejtpërdrejtë me autoritetet libaneze. Gjatë kësaj Merci e theksoi edhe nevojën për çarmatosje të grupit militant Hezbollah. 

Në ndërkohë, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johan Vadefull, ka biseduar me homologun e tij libanez, Jusef Raxhi. 

Nga Ministria gjermane e Punëve të Jashtme me vlerësim se bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet Izraelit dhe Libanit mund të jenë hapi i parë i rëndësishëm drejt së ardhmes në të cilën do të respektohen interesat e sigurisë të Izraelit dhe sovraniteti dhe integriteti territorial i Libanit. 

Në kumtesën e MPJ-së në Berlin bëhet e ditur se sulmet e Hezbollahut ndaj Izraelit duhet të ndalen, ndërsa njëkohësisht i bëhet thirrje edhe armatës izraelite  të përmbahet nga sulme ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. 

Për sonte në Uashington janë caktuar bisedimet ndërmjet përfaqësuesve të Izraelit dhe të Libanit, të cilat janë kontaktet e para zyrtare të këtij lloji pas disa dekadave. 

Izraeli dhe Hezbollahu, i cili ka ndikim të fuqishëm ndaj jetës politike dhe shoqërore në Liban, për të dytën herë gjatë dy vjetëve të kaluara janë në konflikt të hapur të armatosur, me çka armata izraelite ka shpërndarë forca tokësore në pjesën jugore të vendit fqinj. 

Izraeli angazhohet për marrëveshje të përhershme paqësore me Libanin dhe çarmatosje të plotë të Hezbollahut, përderisa Qeveria libaneze përpiqet të sigurojë armëpushim në konfliktin i cili filloi më 2 mars, si dhe tërheqje e trupave izraelite nga jugu i Libanit. Hezbollahu, i cili nuk merr pjesë në bisedimet, tani për tani i hedh poshtë kërkesat izraelite. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR