• e shtunë, 19 tetor 2024

Teatri "Toula Limnaios" nga Berlini i Gjermanisë ne natën e tretë në Skupifestival

Teatri

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Skupifestival në natën e tretë me radhë vazhdoi me shfaqjen teatrore nga CIE. Teatri "Toula Limnaios" nga Berlini i Gjermanisë, është e frymëzuar nga krijimtaria muzikore e Gustav Majer dhe i kushtohet “fëmijëve të pluhurit”, që në njëfarë mënyre jemi ne.

"Ata janë të ngulitur thellë në kujtimet tona individuale dhe universal, në 'staubkinder' (fëmijët e pluhurit), ne e lëmë veten të na dërgojnë në një botë absurde dhe konfuze. Një botë e ngjashme me tonën, më  kritike në aspektet e së tashmes, në kompleksitetin e të sotshmes dhe kjo hapësirë e pasigurt e quajtur e ardhme. 'Fëmijët e pluhurit'  ku po kërkojnë një strehë, tokën ku këmbët e tyre qëndrojnë është e huaj për ta. Shqetësuese dhe poetike në të njëjtën kohë. Ekziston një pikturë nga Pol Kle e quajtur 'Engjulli  Ri'. Ajo përshkruan një engjëll që duket sikur do të largohet nga diçka që po e shikon, ai ndoshta nuk do të donte të zgjatej, të zgjonte të vdekurit dhe të bashkonte atë që është copëtuar. Por një stuhi fryn nga parajsa e kap për krahët e tij aq të fortë, sa engjëlli nuk mund t'i mbyllë më. Kjo stuhi e shtyn atë në mënyrë të pashmangshme drejt së ardhmes, së cilës ai ia kthen shpinën, ndërsa grumbulli i rrënojave para tij rritet drejt qiellit. E ajo që ne e quajmë progres është kjo stuhia", thuhet në kumtesë.

Sonte në natën e radhës, në teatrin shqiptar Shkup në ora 20:00, Skupifestival në program ka shfaqjen “Nizhinski”  nga L’ Amphitheatro & Oh DA! Bukuresht, Rumani. bsh/  

QËNDRONI TË LIDHUR