• e diel, 20 tetor 2024

Monodrama “Nizhinski” u shfaq në edicionin e 18-të të FNT "Skupifestival"

Monodrama “Nizhinski” u shfaq në edicionin e 18-të të FNT

Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) - Monodrama “Nizhinski”, e interpretuar nga aktori Filip Ristovski, mbrëmë u interpretua në edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit "Skupifestival" - Shkup.

Siç infomoi FNT "Skupifestival", Ristovski ka lindur në Manastir, ndërsa me dekada jeton dhe punon në Bukuresht, Rumani. Ai ngjesh, siç theksohet, momentet më sublime nga një  ditar 200 faqesh i shkruar nga artisti Vaclav Nizhinski, një balerin dhe koreograf me famë botërore.

"Në këtë shfaqje, Nizhinski  portretizohet në momentet kur ai ishte në kufirin mes normalitetit dhe çmendurisë. Duke ndjerë humbjen e afërt të kontaktit me realitetin, Nizhinski  bën një përpjekje të dëshpëruara për të përcjellë mesazhin e tij nëpër botë, duke shkruar ashpër për dy muaj rresht, në një përpjekje për të shpëtuar veten dhe krijimin e tij nga harresa. Pas më pak se tre muajsh, ai u mbyll në një azil psikiatrik prej nga  nuk doli më kurrë, ku edhe vdiq 30 vjet më vonë, qëndron në kumtesën.

 

Sipas programit, sot në "Skupifestival" do të ketë punëtori teatrore me regjisoren nga Turqia, Senem Xhehver, kryefjala e kësaj punëtorie do të jetë  interpretimin me maskë.

Ndërsa të shtunën, pra në natën e fundit të "Skupifestival", në skenën e Teatrit shqiptar - Shkup do të interpretohet "Grimca elementare" në regji të Kris Sharkov, ndërsa në produksion të Teatrit kombëtar "Ivan Vazov"nga Sofje, Bullgari. Në shfaqjen luajnë  Teodora Duhovnikova, Zhaklin Daskallova, Dimitar Nikollov, Martin Dimitrov, Elena Ivanova, Sllavena Zajkova, Darina Radeva. ls/

Foto: "Skupifestival"

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR