• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lutkov: Salla universale është marrë në mënyrë të paligjshme, me shkelje të shumta dhe i gjithë dokumentacioni i është dorëzuar Prokurorisë

Lutkov: Salla universale është marrë në mënyrë të paligjshme, me shkelje të shumta dhe i gjithë dokumentacioni i është dorëzuar Prokurorisë

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov është i kënaqur nga puna në 100 ditët e para. Paralajmëron projekte të reja dhe iniciativa të cilat do të përmirësojnë ofertën kulturore. Ai premtoi se Shkupi do të ketë Sallën universale e cila do të përfundojë në vitin 2028, por që do të ndërtohet në mënyrë të ligjshme dhe legale. 

Në konferencën e sotme për media, Lutkov theksoi se Salla universale është marrë nga Qyteti i Shkupit në mënyrë të paligjshme dhe me shkelje të shumta të rregulloreve ligjore në procedurën e marrjes përsipër dhe në procedurat e zbatimit të prokurimit publik.

Pas shqyrtimit të plotë dhe ekspertizës të të gjithë dokumentacionit, proces që zgjati dy muaj, Raporti është gati dhe faktet janë konfirmuar nga profesionistë dhe juristë me përvojë, punonjës në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, thonë se Salla Universale është marrë nga Qyteti i Shkupit në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit në mënyrë të paligjshme, në procedurën e cila është problematike me shkeljen e shumë ligjeve. 

Konstatohet se kontrata e lidhur nga Ministria e Kulturës dhe Qyteti i Shkupit ka dispozita kontradiktore, nuk është e notarizuar, nuk përmban hollësi se cilat të drejta dhe detyrime janë dorëzuar dhe çfarë është dorëzuar, ndërsa marrëveshja dhe vendimi për rindërtim e datës 22 mars të këtij viti është lëshuar nga Komuna Qendër, nuk janë të regjistruara në Kadastrën e patundshmërive. Ministrisë së Kulturës nuk i janë bartur të drejtat dhe detyrimet plotësisht sipas ligjit (për fazën e dytë të rindërtimit).

"Ministria e Kulturës dhe Turizmit plotëson vetëm një nga dy kushtet kumulative ligjore të parashikuara në nenin 70 të Ligjit për ndërtim, për të fituar statusin e investitorit, përkatësisht: duke lidhur marrëveshje të veçantë ndërmjet investitorit të mëparshëm dhe atij të ri, për të marrë të drejtat dhe detyrimet që investitori i mëparshëm kishte me pjesëmarrësit në ndërtim, derisa të përmbushte kërkesën e dytë ligjore, dhe kjo është të jetë bartës i së drejtës së ndërtimit", tha Lutkov, duke shtuar se procedurat e furnizimit publik që janë shpallur dhe kryer nga ish drejtuesi i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, duke marrë parasysh mangësitë dhe lëshimet e konstatuara në procedurën që Ministria e Kulturës të ketë statusin e investitorit në rikonstruksion, janë anuluar.

I gjithë dokumentacioni i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike dhe ministri shpreson se organet hetimore veprojnë sipas kompetencave të tyre. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR