• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nata e dytë e "Skupifestival" u shfaq me pjesën teatrore "Nyja e Gidionit"

Nata e dytë e

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA)- Mbrëmë në natën e dytë të Skupifestival u shfaq pjesa teatrore "Nyja e Gidionit", një dramë emocionuese që të nxit në mendime bazuar në veprën e një prej dramaturgëve më të njohur dhe më të vlerësuar nga kritika letrare amerikane, Johnna Adams. 

Shfaqja teatrore "Nyja e Gidionit" është e përshtatur nga teksti i dramaturges amerikane Johnna Adams dhe regji të Selma Alispahiq. Nëna e Gidion, Korin dhe mësuesja e tij Hedher përballen me të gjitha pyetjet komplekse dhe sfidat e të rinjve që rriten sot. Takimi i tyre shkaktohet nga akti i Gidionit, një pikë pa kthim, ku gjërat nuk mund të jenë më kurrë të njëjta. 

Ashtu si në realitetin ku jetojmë, kërkimi i përgjigjeve fillon vetëm pasi problemet grumbullohen në një pikë ku pyetjet e thjeshta nuk mund të ofrojnë përgjigje të thjeshta. Klasa ku takohen nëna dhe mësuesja bëhet një skenë përballjeje me përgjegjësi personale dhe sistematike në procesin e rritjes dhe edukimit të të rinjve. Çfarë dimë dhe çfarë mendojmë se dimë për fëmijët tanë? A kemi kohë t'i shikojmë me kujdes dhe të dëgjojmë se çfarë kanë për të thënë? Sa mund të angazhohen vërtet mësuesit me secilin fëmijë individualisht? Shfaqja trajton pyetje dhe çështje që lidhen me sistemin shkollor, lirinë e shprehjes, dhunën e bashkëmoshatarëve, lirinë krijuese, ndikimin e mësuesve, rolet e prindërve dhe përgjegjësitë e të dy palëve. 

Kërkimi i përgjigjeve e ngatërron më tej "nyjën gordiane" apo çon në zbërthimin e saj? Ky vendim i lihet të merret nga vet shikuesi. Por një gjë është më se e sigurt, ajo nyje nuk mund të pritet dhe ne si pjesë e shoqërisë duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që ajo të mos ngatërrohet. Pra, të gjithë ne jemi përgjegjës për këtë.

Sonte programi i Skupifestivalit vazhdon me shfaqjen “Fëmijët nga pluhuri”, e prodhuar nga CIE Toula Limnaios nga Berlini, Gjermani.

QËNDRONI TË LIDHUR