• e enjte, 03 tetor 2024

Takim i Lavrovit me diplomatët arabë për shkak të situatës në Lindjen e Mesme

Takim i Lavrovit me diplomatët arabë për shkak të situatës në Lindjen e Mesme

 Moskë, 2 tetor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov sot pati një takim me ambasadorët arabë në Moskë për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme.

 Takimi i Lavrovit, siç theksoi zëdhënësja e MPJ-së ruse, Marija Zaharova, ka qenë me kërkesë të ambasadorëve arabë.

 "Është shprehur shqetësim i thellë për rritjen e rreziqeve të shpërthimit të një lufte në përmasa të gjera në Lindjen e Mesme me pasoja shkatërruese për të gjithë rajonin, kundrejt sfondit të  një sulmi me raketa hakmarrëse nga Irani në territorin izraelit më 1 tetor", theksoi Zaharova

 Garda Revolucionare e Iranit  mbrëmë bëri të ditur se ka lëshuar më shumë se 100 raketa ndaj Izraelit si përgjigje të vrasjeve të fundit të liderit të Hamasit Ismail Hanija, liderit të Hezbollahut, Hasan Nasrallah dhe zëvendëskomandantit të Gardës Revolucionare të Iranit, Abas Nilforushan.

Ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se Irani ka bërë një "gabim të madh" dhe se "do të paguajë për atë". 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR